Presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi, duhej të përdorte të dyja duart për të mbajtur diamantin e dytë më të madh në botë.
“Zoti është i mirë”, tha ai ndërsa u zbulua guri 2492 karatësh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një kompani kanadeze minierash, Lucara, zbuloi diamantin në minierën e diamanteve Karowe.
Guri më i madh në botë ishte 3106 karatë dhe u gjet në Afrikën e Jugut në vitin 1905. /Telegrafi/