Site icon Telegrafi

Reagimi prekës: Pasi qeni i tyre ngordhi, prindërit befasuan fëmijët me një qenush të ri

Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një kafshë shtëpiake dhe fëmijët mund ta përballojnë këtë humbje jashtëzakonisht vështirë.

Monica Harvey e kupton shumë mirë këtë, ndaj vendosi t’i befasojë fëmijët e saj me një qenush të ri pas vdekjes së qenit të tyre të dashur.

Ajo i befasoi fëmijët me një përzierje Rottweiler dhe Cane Corsa dhe e regjistroi reagimin e tyre ndaj anëtarit të ri të familjes me një aparat fotografik dhe e postoi në TikTok.

“Pasi Duka vdiq në gusht, fëmijëve me të vërtetë u mungonte një qen në shtëpi, për siguri dhe mbështetje emocionale, veçanërisht djali im”, shpjegoi Harvey.

Reagimi prekës i fëmijëve të saj ndaj qenushit të ri ka mbledhur më shumë se 600 mijë shikime dhe mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

@moniharv894 After Duke our #gsd passed away last August the kids havr really missed having a sog in the house for security and emotional support, especially my son. What better way to introduce them to Rogue than surprising them after a weekend at their dads! #rotticorso #puppy #surpise #love #cute #fyp #happy #family #mumsoftiktok #animals #kids #dogtok ♬ original sound – Monica Harvey
Exit mobile version