Telegrafi

Reagimi prekës i gruas që i gëzohet çlirimit të Raqqas nga kthetrat e ISIS-it, heq mbulesën e zezë nga koka dhe përqafon ushtarët (Video)

Një grua i është gëzuar tej mase çlirimit të qytetit të lindjes Raqqa nga kthetrat e ISIS-it, duke hequr mbulesën nga koka, dhe në një moment nuk mund të ndalej duke përqafuar ushtarët që i sollën lirinë.

Forcat kurde kanë detyruar militantët e ISIS-it të tërhiqen nga qyteti sirian Raqqa, ku mijëra civilë kishin jetuar për muaj të tërë në frikë nga terrori i kësaj organizate terroriste, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq një grua me fëmijët e saj, e cila menjëherë heq mbulesën nga koka dhe fillon të përqafoj ushtarët që i sollën lirinë, ku për asnjë moment nuk arriti të ndal lotët e gëzimit.

Gjatë sundimit të ISIS-it në këto zona, femrat ishin detyruar të mbulojnë trupin e në veçanti fytyrën me rroba të zeza, dhe pasi që kjo grua e kuptoi se qyteti i lindjes është çliruar nga forcat kurde, ajo menjëherë hoqi rrobat e zeza dhe mbulesën. /Telegrafi/