Site icon Telegrafi

Reagimi i parë i Neymarit pas lajmit se sezoni ka përfunduar për të

(Foto: Getty)

Paris Saint-Germaini ka njoftuar përmes një njoftimi për shtyp se Neymar duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta zgjidhur problemin me lëndimin e nyjës në këmbën e djathtë.

Braziliani u lëndua në ndeshjen ndaj Lille gjatë muajit shkurt dhe u nxor jashtë me barelë, ndërsa në fillim besohej se mungesa do të ishte afatshkurtër.

Mirëpo, mjekët i kanë sugjeruar sulmuesit operacion për rregullimin e ligamenteve në nyje, ashtu që ai pritet të mungoje deri në katër muaj, që do të thotë se sezoni ka përfunduar për të.

(Foto: Getty)

“Neymar Jr ka pësuar një sërë rastesh të paqëndrueshmërisë në nyjën e këmbës së djathtë në vitet e fundit. Pas ndrydhjes së tij të fundit, më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germain rekomandoi një operacion riparimi të ligamenteve për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar e kanë konfirmuar këtë domosdoshmëri.

Lexo po ashtu Merr fund sezoni për Neymar, braziliani do të operohet pas lëndimit

“Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në spitalin ASPETAR në Doha. Do të duhen 3 deri në 4 muaj përpara se ai të kthehet në stërvitje me ekipin”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Neymarit në rrjetet sociale, i cili e ka shpërndarë një fotografi të tij me mbishkrimin: “Do të kthehem më i fortë”. /Telegrafi/

Exit mobile version