Telegrafi

Reagimi i papritur nga Deschamps kur pyetet rreth situatës së Benzemas

Didier Deschamps qartazi nuk priste që të pyetet nga një gazetar kazak për mungesën e Karim Benzemas në skuadrën e tij pas fitores 2-0 të Francës ndaj Kazakistanit të dielën.

Trajneri i ekipit kombëtar francez u befasua kur emri i sulmuesit të Real Madridit u përmend në konferencën për shtyp pas duelit të kualifikimit të Kupës së Botës që mbahet në vitin 2022.

“Jooo. Edhe këtu?” Deschamps e pyeti me shaka gazetarin. “Ne mund të përfundojmë me pyetjen e mëparshme”.

“Unë jam i sigurt që dikush ju tha ta bëni këtë pyetje, me siguri një gazetar francez”.

Deschamps shmangu përgjigjen e pyetjes dhe u largua nga dhoma pasi falënderoi gazetarët.

Benzema nuk ka marrë një ftesë për ndeshjet ndërkombëtare për më shumë se pesë vjet që nga një incident që përfshin ish-shokun e tij të skuadrës në Francë, Mathieu Valbuena dhe një skandal seksual. /Telegrafi/