Erika Boozer nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, ka pësuar para afro tetë vitesh një dëmtim në sy dhe që atëherë nuk ka mundur të shihte ngjyra.
Mirëpo, syzet speciale ia kanë mundësuar nënës 35-vjeçare, të shihte sërish si më parë, transmeton Telegrafi.
Ajo nuk ka mundur të përmbahet dhe ka nisur të qajë, kur ia ka parë për herë të parë sytë e kaltër të së bijës.
“Janë shumë të bukur, të mrekullueshëm”, ka thënë ajo, ndërsa përpiqej të mos qante para fëmijëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/-e5_g1pGfTU