Site icon Telegrafi

Reagimi ndaj krizës klimatike dhe energjetike

Sistemet fotovoltaike dhe pompat e nxehtësisë ju kanë kursyer evropianëve deri në 84% të faturave të energjisë në 2022

Sipas raportit “Solar Powers Heat 2023”, në vitin 2022 familjet evropiane me sisteme të instaluara fotovoltaike (PV) dhe pompa nxehtësie kursejnë deri në 84% të faturave të tyre të energjisë. Familjet në Gjermani, Spanjë dhe Itali që ngrohen me ndihmën e sistemeve fotovoltaike dhe pompave të nxehtësisë kanë kursyer deri në 3.700 Euro gjatë vitit të kaluar.

Pavarësisht trendit drastik të rritjes së çmimeve të energjisë që shënoi vitin 2022, vlerësohet se familjet që kanë instaluar sisteme fotovoltaike diellore dhe pompa nxehtësie mund të presin kursime të konsiderueshme  të energjisë edhe në të ardhmen. Edhe nëse çmimet e gazit bien në nivelet para krizës energjetike, instalimi i sistemeve fotovoltaike dhe pompave të nxehtësisë do të sjellë kursime për familjet, të vlerësuara deri në 73%. Në rastin e një skenari më të mundshëm ku çmimet e gazit do të stabilizohen në një nivel çmimi më të lartë se përpara krizës energjetike, evropianët do të kursenin deri në 76%.

Raporti “Solar Powers Heat 2023” zbulon se sistemet diellore fotovoltaike dhe pompat e nxehtësisë funksionojnë si një kombinim i fuqishëm i teknologjive të gjelbra, duke kundërshtuar supozimin se sistemet diellore fotovoltaike prodhojnë energji elektrike vetëm gjatë sezonit të verës dhe nuk mund të kontribuojnë në sezonin e dimrit. Shifrat e reja tregojnë se, në të gjitha kushtet atmosferike, sistemet fotovoltaike diellore rezidenciale japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Programi WB GEFF inkurajon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për familjet në Ballkanin Perëndimor

Asnjë burim tjetër energjie në botë nuk po rritet aq shpejt dhe me besueshmëri sa energjia diellore. Prandaj, momenti më i mirë për të instaluar sisteme fotovoltaike diellore dhe pompa nxehtësie ishte dje. Momenti tjetër më i mirë është tani. Kjo mbështetet nga fakti se përdorimi i energjisë diellore në Evropë u rrit me pothuajse 50 për qind në vitin 2022.

Përmirësimi i efiçiencës së energjisë të shtëpive është një nga çështjet më kritike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për shkak të potencialit të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë në rajon, energjia e rinovueshme konsiderohet e domosdoshme për ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të energjisë.

Për t’u mundësuar familjeve në Ballkanin Perëndimor të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të përdorin burime të rinovueshme të energjisë dhe në këtë mënyrë të arrijnë kursime të konsiderueshme, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) krijoi Programin Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Programi kreditor GEFF siguron fonde për investime në fushën e ekonomisë së gjelbër në sektorin rezidencial (të banesave) me një grant nga BE-ja deri në 20%, si dhe për kompanitë që përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre mundësojnë efiçencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë për familjet. Financimi bëhet përmes institucioneve financiare partnere: banka Raiffeisen, banka ProCredit, KEP Trust, AFK dhe KRK.

Në 6 vitet e fundit, për sa kohë që programi GEFF ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor, gati 15,500 familje në rajon kanë përmirësuar efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre, nga të cilat 8,000 familje kanë investuar në burime të rinovueshme të energjisë.

“Përfitimet nga përkrahja e GEFF për mua personalisht janë shumë domethënëse, kam përfituar në shumë dimenzione. Së pari, kam përfituar materialisht duke marrur prapa 20% të shumës totale të kredisë së gjelbër. Së dyti, po përfitoj ulje të kostos së ngrohjes dhe të ftohjes për shkak të instalimit të pompës së nxehtësisë. Gjatë dimrit që shkoi, kam paguar më pak për ngrohje në shtëpinë time prej 240 m2 se sa ne banesën që isha me parë me qera prej 115 m2 e që ngrohej me nxehje qendrore. Kam kursyer edhe në ngrohjen e ujit sanitar sepse edhe ai ngrohet nëpërmjet pompës termike. Përveç aspektit financiar, kam përfituar në komoditet sepse të gjitha hapësirat në shtëpi kanë termostatë të veçantë dhe temperatura e hapësirave përshtatet sipas nevojave të shfrytëzimit. Me investimin tim është mbrojtur ambienti sepse nuk është përdorur as dru, as qymyr apo gas për ngrohje. “ – u shpreh i kënaqur klienti Milazim Abazi i cili ka investuar përmes bankës ProCredit Kosovë në pompë nxehtësie, rezervuar për ruajtjen e ujit të nxehtë, izolim të çatisë si dhe ventilim mekanik.

Për të ndihmuar qytetarët të mësojnë se sa energji dhe para mund të kursejnë duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zhvilluar një kalkulator online të efiçiencës së energjisë si pjesë e programit GEFF. Pronarët e apartamenteve dhe shtëpive mund të llogarisin në mënyrë individuale kursimet e mundshme dhe të zbulojnë se me ndihmën e cilës teknologji mund ta rrisin efiçiencën energjetike të shtëpisë dhe kështu ta zvogëlojnë ndotjen e ajrit.

Programi BERZH GEFF zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), Ministria Federale e Financave të Austrisë (BMF) dhe Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Exit mobile version