Site icon Telegrafi

Reagimi i ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi pas kalimit të ligjit të sponsporizimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas votimit të ligjit për sponzorimzim.

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot (e enjte) pro kalimit të ligjit për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim.

Ky ligj u votua nga 76 deputet, ku 74 ishin pro dhe dy kundër, ndërsa pas votimit ka reaguar edhe ministri Kujtim Gashi.

Lexo po ashtu Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport

Postimi pa ndërhyrje i ministrit Kujtim Gashi:

Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim.

Kështu, nga sot, me fillimin e zbatimit e ligjit në fjalë, do të mundësohet që rreth 30 milion euro të sponsorizohen brenda një viti për zhvillimin e sportit, rinisë, artit e kulturës.

Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshën i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë.

Me të marrë drejtimin e MKRS-së kemi hartuar Rregulloren përkatëse, Komisionin për vërtetimin e sponsorizimit, si dhe kemi lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë, pra kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës.

Faleminderit kryetarit Kadri Veseli dhe deputetëve për votën e tyre, urime të rinjve, sportistëve dhe artistëve! KG

/Telegrafi/

Exit mobile version