Burri i njohur vetëm si Daniel, nuk e kishte parë kurrë vajzën e tij, e cila kishte lindur pasi që është verbuar, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, ai shihet që me shqetësim i mbanë sytë e mbyllur me dorë, derisa i hapë për të parë gruan dhe vajzën.
“Është më e bukur se që e kam imagjinuar” thotë ai me lot, pasi sheh vajzën për herë të parë.
Nuk jepen më shumë detaje se ku është realizuar kjo video, e burrit që ka qenë i verbër më se dy dekada. /Telegrafi/