Endrickut iu deshën vetëm 15 minuta për të lënë gjurmë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol mahnitëse kundër Stuttgartit.
Ndërsa braziliani sulmoi drejt kuadratit, si Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr po garonin në pozicion, gati për një asistim.
Por i riu brazilian kishte plane të tjera. Në vend që të pasonte, ai lëshoi një goditje nga jashtë zonës, duke gjetur rrjetën dhe duke vulosur një fitore 3-1 për Los Blancos.
Mbappe, i cili kishte bërtitur për topin disa momente më parë, mundi vetëm të ngrinte krahët në befasi.
Është e qartë se ai nuk e priste goditjen e guximshme – dhe mund të thueht që askush nga tifozët. /Telegrafi/