Site icon Telegrafi

Reagimi i Mbappes pasi Di Maria e turpëroi para bashkëlojtarëve në stërvitje

Një incident qesharak ndodhi të hënën kur Paris Saint-Germain u stërvit para ndeshjes së parë të çerekfinales së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munchen.

Lojtarët e Mauricio Pochettinos po kryenin një stërvitje rutinore, aty ku Angel di Maria e turpëroi Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez reagoi i befasuar, pas kalimit të topit në mes të këmbëve nga Di Maria, e që ai moment u postua nga argjentinasi.

Më mirë nuk kaloi as Rafinha, që i ndodhi po e njëjta gjë sikurse francezit, pikërisht nga argjentinasi

Dueli i PSG-së kundër Bayern Munchen do të fillojë në ora 21:00 të mërkurën në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version