Telegrafi

Reagimi i mahnitshëm i qenit pasi sheh pronaren që nuk e kishte parë për nëntë muaj (Video)

Thonë se qentë janë miku më i mirë i njeriut dhe kjo video e pabesueshme duket se tregon se thënia e vjetër është tërësisht e vërtetë – madje edhe për gratë.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet një qen i cili gjendet i ulur në një ulëse dhe leh në drejtim të një ekrani televiziv – pasi aty shfaqet pronarja e tij, të cilën nuk e kishte parë për nëntë muaj.

Qeni, i cili i ngjan një Collie kufitare, hidhet lart e poshtë në ajër, pasi tregon kënaqësinë për të parë pronaren në ekranin televiziv.

Më pas, ai kthehet tek personi që filmon videon, ndërsa personi në anën tjetër të ekranit vazhdon të thërrasë për të dhe të inkurajojë entuziazmin e tij. /Telegrafi/