Telegrafi

Reagimi i mahnitshëm i familjarëve, ndaj studentit që kishte hequr shumë peshë (Video)

Për tri vjet sa ka studiuar në Londër, ia ka dalë të heqë 20 kilogramë dhe dukja tij ka ndryshuar shumë.

Kur Hadi Wibawa është kthyer në vendlindje, ai ka dashur t’iu bëjë një befasi familjarëve, transmeton Telegrafi.

Pasi ka kontaktuar me njërin nga vëllezërit, që e ka aranzhuar takimin në restorant, ai është ulur në tavolinën tjetër.

Prindërit dhe dy vëllezërit e tij rrinin ulur në tavolinën ngjitur, pa e ditur se edhe Hadi ka arritur në Medan të Indonezisë dhe është pranë tyre.

Në videon e postuar më poshtë, është nëna e cila dyshon e para se në tavolinën tjetër është i biri saj, e më pas ndodhë edhe takimi i tyre emocionues.

Shikoni reagimin e tyre, kur kuptojnë si duket djali tyre, që nuk e kishin parë për tre vjet. /Telegrafi/