Telegrafi

Reagimi i Luizit teksa në një emision ia lëshojnë këngën e papublikuar – bëhet e ditur se i dedikohet Kiarës

Foto: Screenshot/YouTube

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Artisti nga Shkodra këtë periudhë është mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja.

I njëjti së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku gjatë bisedës me moderatorët i është lëshuar edhe një pjesë nga projekti i ri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli pranon një dhuratë të veçantë nga një mërgimtar nga Londra

“Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh 38 vjeçari.

Foto: Screenshot/YouTube

Luizi dhe Kiara theksojmë që filluan lidhjen në Big Brother VIP Albania 2, duke u kthyer tani në një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.

Ata në natën finale të BBVA 2 kurorëzuan edhe dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/