Site icon Telegrafi

Reagimi i Lionel Messit kur tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen emrin e tij tregon shumë

Reagimi i Lionel Messit kur një pjesë e tifozëve brenda Parc des Princes vërshëllenin emrin e tij në mbrëmjen e së dielës flet shumë.

Sulmuesi 35-vjeçar, i cili ka qenë i lidhur fort me një rikthim në ish-klubin e Barcelonës në javët e fundit, u godit nga vërshëllima pakënaqësie përpara ndeshjes së tyre në Ligue 1 kundër Lyonit.

Kur emri i tij u bë i ditur në formacion, disa tifozë brenda stadiumit me kapacitet 80,000 ulësesh bënë të njohura ndjenjat e tyre jo dhe aq të mirëseardhjes, megjithëse argjentinasi nuk dukej shumë i shqetësuar nga reagimi negativ.

Ndërkohë, bashkëlojtari i PSG-së, Kylian Mbappe, mori brohoritje të forta kur emri i tij u lexua nga spikeri.

Paris Saint-Germain humbi ndeshjen e Ligue 1 pas një goli në minutën e 56-të nga sulmuesi Bradley Barcola.

Por, reagimi negativ ndaj paraqitjes së Messit në Parc des Princes ndezi një debat të madh mes tifozëve dhe ekspertëve.

Duke folur për Amazon Prime Video pas ndeshjes, ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Thierry Henry tha se ishte “e turpshme” të dëgjoje fishkëllima nga stadiumi.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, gjithashtu dënoi fishkëllimat. /Telegrafi/

Exit mobile version