LeBron James dhe Los Angeles Lakers ishte duke u kthye për në LA kur morën lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.
Lojtarët e Lakers ishin të shokuar nga lajmi i se legjenda e tyre ka ndërruar jetë në helikopterin me të cilin po udhëtonte.
Së bashku me Bryant ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Mari, derisa James kishte shpërthyer në lot dhe nuk mund të besonte për atë çfarë kishte ndodhur.
LeBron kishte parakaluar legjendën pak ditë më parë si koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, duke marrë me nënshkrim atletet e tij dhe ishte mjaftë i gëzuar.
Por, natyrisht se lajmi për vdekjen e Bryant ka prek jo vetëm atë, por edhe Lakers që do të luajnë me zemër të thyer ndaj Los Angeles Clippers këtë të martë në Staples Center.
James ka treguar për ndikimin që ka pas Kobe në karrierën e tij, duke thënë se ishte si një inspirim për të.
“Është një djalë që e kam shikuar qysh nga shkolla fillore e ajo e mesme”, ka thënë James. “Duke parë atë që kaloi nga shkolla e mesme, ai është dikush që më ka inspiruar. Ishte disi si uau. Duke e parë një 17-vjeçar si futej në NBA, për mua ishte një inspirim i madh. Ai më ndihmoi edhe pse nuk e dinte se çfarë mund të bëja”, kishte thënë LeBron James një ditë para se të ndodhte tragjedia. /Telegrafi/
The Lakers are going to land in Los Angeles soon, and found out about Kobe Bryant’s death during their flight back from Philadelphia. They were and are devastated and in shock.
— Tania Ganguli (@taniaganguli) January 26, 2020