Site icon Telegrafi

Reagimi i KOK-ut rreth zgjedhjeve në FFK

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar në lidhje me kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës që pritet të mbahet më 6 prill.

KOK ka raportuar nëpërmjet një shkrese se është duke ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit në FFK.

Njoftimi i plotë nga KOK:

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka thirrur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor për t’u mbajtur më 6 prill 2022.

KOK si institucioni më i lartë sportiv në vend, kërkon që të zbatohen aktet normative të FFK-së bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit.

KOK, e ka për obligim të monitorojë Kuvendet e Rregullta të Punës dhe ato Zgjedhore të Federatave Sportive, por jo edhe të interpretojë statutet e Federatave.

KOK beson se Federata e Futbollit e Kosovës, si më masivja në vend, do ta kalojë këtë situatë në frymën e “fair play-it” sportiv.

Exit mobile version