Telegrafi

Reagimi i Kit Harington kur mësoi se çfarë ndodhte në skenën e fundit me Emilia Clarke në “Game Of Thrones”

Emilia Clarke dhe Kit Harington (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Reagimi i yllit të “Game Of Thrones”, Kit Harington, kur mësoi për herë të parë se Jon Snow e vret Daenerys Targaryen (Emilia Clarke) – është mbresëlënës.

Dokumentari dyorësh, “The Last Watch”, ka sjellë prapaskenat e xhirimeve të sezonit të tetë dhe të fundit të serialit të popullarizuar, ku përfshihet edhe çasti kur aktori mëson se do ta vrasë të dashurën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

Derisa po e lexonin skenarin në një tavolinë, ekipi i aktorëve e kupton se çfarë ndodh, derisa vëmendje të madhe ka marrë reagimi i Harington, i cili madje nuk arrin t’i mbajë lotët.

Ai e kap kokën me duar kur e kupton se si do të përfundojë hit-seriali i HBO, në ndërkohë, me lëvizje të kokës, bashkaktorja e tij, Emilia Clarke, ia pohon se është e vërtetë ajo që po lexon dhe mundohet ta bëjë të qeshë.

Fansa të shumtë të “Game Of Thrones” nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën si ka përfunduar seriali. Ata madje kanë nisur një peticion duke kërkuar që sezoni i tetë të xhirohet sërish. /Telegrafi/