Lyla e vogël kishte vendosur me shumë dëshirë, që të lëvizte me trenin e shpejtë, që ndodhet në një qendër tregtare në Minnesota të Shteteve të Bashkuara. Fillimisht, katërvjeçares po i pëlqente, por jo për gjatë.
Buzëqeshja që kishte në fytyrë, asaj pothuajse iu ngri dhe nisi të frikësohej, kur treni hyri në një kthesë të thellë, transmeton Telegrafi.
“Kjo qenka e tmerrshme, shpresoj të jetë fundi”, ka thënë Lyla, ndërsa përdori edhe një fjalë të ndytë.
Gjatë tërë kohës, nëna po mundohej ta qetësonte, por reagimet e saj ishin qesharake dhe nuk mundi të përmbahej. /Telegrafi/