Një gjë e pazakontë dhe interesante ka ndodhur në ndeshjen në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës.
Prishtina udhëton te Vushtrria në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të, ku shënoi fitore me rezultat 0-2.
Golat në këtë fitore të ekipit të Armend Dallkut u shënuan nga sulmuesi Otto John (11’, 34’).
Megjithatë, përveç golave, në këtë ndeshje pati edhe gjëra tjera interesante që befasuan publikun e paktë dhe shikuesit në televizione.
Ishte portieri i vendasve, Marly Prince, i cili dhuroi ‘show’ me akrobacionin e tij në minutat shtesë të ndeshjes.
Marly Prince ndali me stil akrobatik topin e kthyer nga një mbrojtës i skuadrës së tij, duke pamundësuar një autogol. /Telegrafi/