Telegrafi

Reagimi interesant i Arbana Osmanit kur i thonë se është plakur

Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Prezantuesja nga Shqipëria, Arbana Osmani, vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Duke qenë se vetëm në Instagram numëron hiç më pak se 540 mijë njerëz, ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, së cilës nuk i mungojnë as njoftimet nga përditshmëria e saj.

Këtë herë, përmes një imazhi të ndarë me ndjekësit ajo tregon se nga 15 janari do të fillojë me sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

“Mezi po pres të shihemi bashkë nga 18 Janari në Top Channel, ku heronjtë e vërtetë do të jeni si gjithmonë ju”, është përshkrimi që moderatorja shqiptare ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

Në po të njëjtën fotografi, Osmani u ofendua nga një ndjekës duke i thënë të bëjë ndonjë operacion plastik. “Je plakur shumë futja ndonjë botox”, shkruan ajo, ndërsa nuk mungoi një replikë e moderatores shqiptare.

“Jo, mirë jam thjesht s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”.

Reagimi i Arbana Osmanit kur i thonë se është plakur (Foto: Instagram)

Ndryshe, Arbana muaj më parë publikoi librin e dytë me receta gatimi “5 minuta”, duke shënuar një tjetër sukses të sajin në karrierë. /Telegrafi/