Djaloshi që po ngiste një motoçikletë të vogël, është “dënuar” nga Policia, sepse ndaloi në një shesh në Kanada, ku është i ndaluar parkimi.
Në momentin që i jepet tiketa e dënimit, Declam Tramley vë dorën në ballë, duke bërë që të gjithë të kujtojmë momentin kur na shkruhet një dënim.
Fotografinë e motoçiklistit e ka postuar babai tij në Facebook, duke marrë mbi nëntëmijë pëlqime, në vetëm disa orë.
Mësohet se trevjeçarit, nuk i është shkruar dënim i vërtetë, por vetëm një vërejtje për ta frikësuar. /Telegrafi/