Anësori sulmues i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusin, pasi sëmundja fillon të përfshijë Ligën Premier, ndërsa tani ka ardhur edhe me një video-reagim pasi e kuptoi infektimin.
Mbrëmjen e së enjtes, Arsenali zbuloi se menaxheri i tyre, Mikel Arteta, ishte bërë personi i parë i një ekip të madh që infektohej me pandeminë coronavirus.
Hudson-Odoi bëhet i dyti, ndërsa e gjithë skuadra e Topçinjve, tre lojtarë të Leicester Cityt dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, janë në mesin e atyre që janë në izolim.
Të premten në mëngjes, lojtari anglez postoi një video në mediat sociale për të lehtësuar frikën për gjendjen e tij.
“Faleminderit për të gjitha dëshirat tuaja të mira”.
“Siç thashë në video po ndihem mirë dhe shpresoj të iu shoh së shpejti të gjithëve!!”, ka shkruar Hudson-Odoi në videon e postuar.
Në një deklaratë, Chelsea konfirmoi që e gjithë skuadra e ekipit të parë dhe disa nga stafi i Frank Lampardit do të izolohen pasi kishin kontakt me Hudson-Odoi. /Telegrafi/
Thank you for all your good wishes, as I said in the video I’m feeling good and hope to see you all soon!!🙏🏾❤️ pic.twitter.com/hn5d0ikm60
— Callum Hudson-Odoi (@Calteck10) March 13, 2020