Një grua që po voziste nëpër Skoci, ka qenë duke e përjetuar në maksimum ritmin e një kënge që po transmetohej në radio. Por, “deliri” nuk i zgjati shumë!
Denise Mcluckie po kënaqej me “Missing You” nga Chris de Burgh, kur vajza saj ia ndryshoi kanalin, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, nëna 45-vjeçare u nervozua dhe kërkoi me këmbëngulje që t’i kthehej kënga të cilën po e dëgjonte me kënaqësi.
Madje, gruaja që po e drejtonte makinën, nuk ka kursyer as fjalët banale.