Telegrafi

Reagimi i Genc Prelvukajt pas vdekjes së Mikullovcit: Sot jemi zgjuar më të varfër, kemi hapur sytë me një plagë në kulturë dhe dije

Për vdekjen e aktorit Adem Mikullovci kanë reaguar personalitete e figura të shquara shqiptare.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj.

Ai e lartëson mjaft shumë figurën e tij si aktor, ndërsa shton se do jetë i nderuar gjithnjë nga shqiptarët.

“Sot jemi zgjuar më të varfër. Kemi hapur sytë me një plagë në kulturë dhe dije. Njeriu që shkoj përtej, ishte sinonim i punës së ndershme, trimërisë, patriotizmit dhe vlerës në art. Ademin e kemi parë në teatër, në politikë dhe në ekran gjithnjë duke pikur djersë vetëm për t’i krijuar momente të mira një populli të vuajtur”.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri reagon pas vdekjes së Mikullovcit: Humbëm një aktor të madh, shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetëror

“Përgjatë jetës së tij, veç tjerash, la edhe një shembull që na kishte munguar: se si arti dhe politika mund të bashkëjetojnë brenda një njeriu në shërbim të së mirës dhe jo përfimit. Të vjen keq pse nuk e nderuam edhe më shumë. Megjithatë do të ketë kohe, sepse i nderuar do të jesh gjithnjë ndër shqiptarët e tu. Shihemi më vonë mjeshtër i madh”, ka shkruar ai.

Adem Mikullovci (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ademi përndryshe vdiq në moshën 83 vjeçare dhe ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike. /Telegrafi/