Site icon Telegrafi

Reagimi i gazetares kur Kevin Lee e rrëzoi Gregor Gillespien në UFC, tregon më së miri sa brutal ishe nokauti

(Foto: Getty Images/Guliver/ESPN)

Ylli i UFC-së në kategorinë e lehtë, Gregor Gillespie, përjetoi tronditje të shtunën mbrëma në New York kur u nokautua nga Kevin Lee, saqë në momentin e rrëzimit u shokua edhe gazetarja Megan Olivi që ndodhej pranë tetëkëndëshit.

Lee e shkaktoi nokautin e vitit në Madison Square Garden me një goditje me këmbë duke e nënshtruar të pamposhturin Gillespie që në raundin e parë.

Me goditjen e tij me këmbën lartë, Lee e përplasi kundërshtarin në rrjetën e kafazit dhe rrëzimi i tij ishte me gjithë trupin.

https://www.youtube.com/watch?v=YCuBR9R4ixQ

Prandaj, në momentin e rrëzimit, gazetarja Olivi u frikësua shumë, ndërsa reagimi i saj është xhiruar nga kamerat dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.

“Isha duke shikuar në monitor, ndërsa pastaj Gregor u nokautua tri metra para meje dhe po, u shokova”, ka shkruar gazetarja në Twitter. /Telegrafi/

Kevin Lee e nokautoi Gregor Gillespien në ‘UFC 244’ në Madison Square Garden të New Yorkut (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version