Telegrafi

Reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu largohet nga fusha i përlotur, tregon gjithë përjetimin e humbjes nga Bologna

Kapiteni i Interit, Samir Handanovic, as nuk e shikoi fare rumunin Ionut Radu, ndërsa shoku i tij i skuadrës po largohej nga fusha në lot pas një gabimi trashanik që i kushtoi me humbje ndaj Bolognas të mërkurën mbrëma.

Handanovic ishte përjashtuar nga loja për shkak të problemeve të barkut. Ai ishte i disponueshëm në bankinë, por nuk ishte mjaftueshëm në formë për të filluar ndeshjen.

Në vend të tij, Inzaghi vendosi që portën t’ia besojë rumunit Radu, i cili është portieri i dytë i Nerazzurrëve.

Lexo po ashtu Gabimi i portierit Radu që mund t’i kushtojë Interit me titullin e kampionit – lotët nuk i ndali pas ndeshjes

Radu ia dhuroi të tre pikët Bolgonas pas një gabimi të tmerrshëm duke mos arriti të kontrolloj topin, duke lejuar Nicola Sansonen të shënonte në portën boshe.

Rumuni u largua nga fusha i përlotur, i qetësuar nga disa nga bashkëlojtarët e skuadrës, përfshirë Denzel Dumfries, i cili qëndroi para një kamere për të shmangur shfaqjen e imazheve të Radu duke qarë.

Lexo po ashtu Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Nga ana tjetër, Handanovic as nuk e shikoi dhe thjesht u fut në tunel pa i thënë asnjë fjalë shokut të skuadrës, dhe kjo tregon se kjo humbje ka dhembur shumë.

Tifozët e Interit i kanë kërkuar falje ish-reporterit slloven në rrjetet sociale, pasi ata e kanë kritikuar shpesh Handanovicin gjatë viteve të fundit, por shumë ndryshuan mendje dje. /Telegrafi/