Gianluigi Donnarumma nuk ka pasur pritjen më të mirë të mundshme në San Siro në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij AC Milan.
Rossonerët kanë mposhtur Paris Saint Germain me rezultat 2-1, derisa Donnarumma është gjuajtur me dollarë nga tifozët vendas në shenj proteste për largimin e tij në vitin 2021.
Tifozët e quajtën atë ‘Dollarumma’ sepse ai nuk nënshkroi një kontratë të re me Milanin, që do të thoshte se klubi humbi një tarifë të madhe transferimi.
Selamat datang kembali di San Siro, Dollaruma. 💵pic.twitter.com/4DpMCdRwkf
— Overcaffeine (@OVRCFFINE) November 7, 2023
Paratë e ‘Dollarumma’ u hodhën pasi ultrasët e Milanit i dërguan një mesazh Donnarummas pak para ndeshjes.
Sipas Football Italia , tifozët shkruan: “Ne prisnim mirënjohje nga dikush që si ne tha se kishte vetëm Milanin në zemër, megjithëse i vetëdijshëm se në futbollin e sotëm është e vështirë t’i rezistosh thirrjeve të caktuara”.
Mbappe's reaction on people throwing money on Donnarumma is killing me manpic.twitter.com/EVCh4j6oxR
— Dr Yash (@YashRMFC) November 7, 2023
“Me siguri edhe Milani meritonte njohjen nga Donnarumma për gjithçka që klubi kishte bërë për të, pasi e zgjodhi atë, e rriti dhe nisi karrierën e tij në Serie A”.
Gjatë momentit kur paratë po binin në drejtim të Donnarumas, kamerat kanë kapur edhe reagimin e Mbappes për paratë e ‘Dollarumma’.
Francezi qeshte dhe uli kokën poshtë duke iu dukur një gjest qesharak. /Telegrafi/