Site icon Telegrafi

Reagimi epik i Greta Thunberg pas arritjes së marrëveshjes në samitin COP26: Blah, blah, blah

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka bërë një reagim epik në Facebook, pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimet klimatike në samitin COP26 që u mbajt në Glasgow të Skocisë.

Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë.

Thunberg shkroi se i tërë diskutimi në samit ishte “Blah, blah, blah”, derisa ka shtuar se puna e vërtetë do të vazhdojë jashtë atyre mureve, duke iu referuar kështu aktivistëve të tjerë që së bashku me të mbrojnë kauzën për ndryshimet klimatike.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26 - plani parasheh reduktimin e përdorimit të qymyrit

“Samiti #COP26 ka përfunduar. Ja një përmbledhje e shkurtër: Blah, blah, blah. Por puna e vërtetë vazhdon jashtë këtyre sallave. Dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë, kurrë”, ka shkruar suedezja në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version