Telegrafi

Reagimi epik i Edona James kur në live e thërrasin ‘Kujtim’

Foto: Screenshot/Instagram

Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka qenë një nga personazhet më të komentuar gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo bëri bujë të madhe, teksa ka qenë origjinale, pozitive dhe tërësisht pa filtra.

Pas përfundimit të spektaklit, bukuroshja është shfaqur live disa herë në TikTok.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, komentuesit duket se e kanë thirrur me emrin e saj kur ishte djalë, Kujtim.

Lexo po ashtu Edona James nuk flet me Santianën pas Big Brother: E kam ditur se është e pafytyrë

Reagimi i saj ishte epik, por që e ka marrë me sportivitet duke thënë: “Kujtojnë njerëzit se kur ma përmendin emrin Kujtim më dhemb zemra”.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja u rendit e katërta në finalen e Big Brother, ku fitues u shpall Lumbardh Salihu.

Ai arriti të fitojë plot 144 mijë euro nga ky edicion i dytë. /Telegrafi/