Siç e dini tashmë Elon Musk tani drejton Twitter-in, një lajm që u bë i ditur ditëve të fundit. Derisa me ardhjen e tij thuhet se erdhën edhe shkarkimi i drejtuesve të lartë të Twitter-it, duke përfshirë CEO-n, Parag Agrawal.
Lidhur me këtë rast kompania e automobilave, Citroën ka reaguar me një status në Twitter derisa kompanitë e tjera që përdorin rrjetin sociale pritet të reagojnë si një mënyrë për të bashkëvepruar me fansat dhe klientët ose si një mjet reklamimi, transmeton Telegrafi.
Citroën thuhet se është një nga ata që reagoi e para, duke postuar një status epik që përshkruan në mënyrë adekuate situatën në të cilën janë prodhuesit e automjeteve në Twitter tani:
“Përshëndetje për platformën e medieve sociale në pronësi të një prej konkurrentëve tanë”, shkroi Citroën.
Kjo pasi Elon Musk është njëherësh CEO i kompanisë së automjeteve, Tesla.
Në anën tjetër, General Motors tha të premten vonë se do të pezullojë përkohësisht reklamat në Twitter. /Telegrafi/
Hello to the social media platform owned by one of our competitors
— Citroën (@Citroen) October 28, 2022