Site icon Telegrafi

Reagimi emocional i Pulisic pas zëvendësimit nga përzgjedhësi i SHBA-ve

Christian Pulisic nuk po kalon momente të mira në këtë sezon si te Chelsea dhe te kombëtarja SHBA-së.

Anësori amerikan te skuadra londineze thuajse nuk po luan fare, derisa në miqësoren ndaj Kanadasë u desh ta lëshojë fushën në minutën e 6-të.

Ky vendim i trajnerit Gregg Berhalter nuk i pëlqeu aspak Pulisic që kërkoi sqarim nga banka rezervë.

Lexo po ashtu Pulisic: Jam i lënduar nga vendimet e Lampardit

Dukej se ky vendin i trajnerit të SHBA-së erdhi si shkak të anësori i The Blues nuk ishte i përgatitur psikologjikisht për këtë takim që ta luante deri në fund.

Ndoshta ky zëvendësim mund të ketë ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të lojtarit edhe më shumë, gjersa shihet se ishte shumë emocionale nga banak. /Telegrafi/

https://twitter.com/markstevens_cfc/status/1184341027718651905

Exit mobile version