Real Madridi fitoi me rezultat 1-3 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Në këtë takim Gareth Bale shënoi golin e epërsisë për Los Blancos, por ishte Cristiano Ronaldo ai që i dha mysafirëve fitoren me dy golin e tij.
I pari u shënua në minutën e 50-të, kurse i dyti në minutën e 79-të pas asistimit nga Luka Modric.
Ky gol vazhdon të komentohet në rrjetet sociale dhe mediat sportive për faktin se një tifoze e vogël e Realit e emitoi portugezin duke festuar.
Ajo e bëri aq bukur se të gjithë u befasuan dhe filluan ta shpërndajnë videon.
Kjo është një tjetër tregues se futbolli nuk ka kufi.
Në dy ndeshje këtë sezon në LK portugezi ka shënuar katër gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Tcc5oaDGlmw