Telegrafi

Reagimi dramatik i burrit, që frikësohet nga miu (Video)

Një burrë “i armatosur” me ndriçues dhe një enë xhami, mundohet të zë miun që i ka hyrë në shtëpi, transmeton Telegrafi. 

Ai bërtet i tmerruar kur brejtësi i vogël, ikën nga komodina dhe hyn poshtë divanit. 

“Nuk po më ndihmon”, i thotë ai gruas, e cila nuk ndalon së qeshuri, me reagimin e burrit të frikësuar. 

Për më keq, në vendin e ngjarjes është macja e shtëpisë, që nuk bën as përpjekjen më të vogël, ta zë miun. /Telegrafi/