Site icon Telegrafi

Reagimi i djalit të Hashim Thaçit, Endritit: Do të më merr malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tua

Endrit Thaçi djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës për babin e tij nga Gjykata Speciale .

Endriti në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se “babi im e ka fituar betejën e lirisë, dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për Republikë dhe shtet u bënë e do të mbesim. Tash do ta udhëheqë betejën për drejtësi”, ka shkruar djali i i ish-presidentit Thaçi.

Ai më tej ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

“Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar më tej Endriti në postimin e tij.

Kujtojmë se Hashim Thaçi sot në konferencë për media pas konfirmimit të aktakuzës njoftoj se ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version