Telegrafi

Reagimi i djalit për ardhjen e babait nga puna gëzoi miliona, sjellja e tij do t’ju prekë

Mikayla Nicole shkoi në TikTok për të ndarë një video të adhurueshme të djalit të saj të vogël duke pritur që babai i tij të kthehej nga puna.

Djali po qëndronte në rrugë dhe kur pa makinën e babait të tij, pati një reagim të mrekullueshëm për kthimin e tij.

Videoja, e cila është parë më shumë se gjashtë milionë herë që nga publikimi i saj, tregon djalin duke bërtitur i emocionuar dhe duke thënë “dada” (baba), dhe mezi pret të përqafohet.

Videoja ka gëzuar shumë përdorues të kësaj platforme të njohur, dhe deri më tani ka marrë më shumë se 610 mijë pëlqime.

Shikoni momentin e adhurueshëm të familjes më poshtë. /Telegrafi/

@mikaylanicolee26 his favorite time of the day is when daddy comes home from work. 💙 #fyp ♬ Work Song (Other Voices Series 19) – Hozier