Telegrafi

Reagimi i çuditshëm i qenit, që kurrë më parë nuk kishte parë shkallë (Video)

Zhvendosja nga shtëpia e vjetër në një të re, është vërtetë stresuese dhe plot nervoz.

Paketimi i gjësendeve të ndryshme në kuti të kartonit dhe frika se mund diçka të dëmtohet gjatë transportimit, janë brengat kryesore, transmeton Telegrafi.

Jeta në një shtëpi të re ishte emocionuese për dy qentë me ngjyrë të bardhë, të cilët nuk lanë vend të shtëpisë pa u futur.

Por, njëri prej tyre nuk kishte jetuar kurrë në një shtëpi dykatëshe, dhe nuk kishte pasur rastin të shoh shkallë.

Një video e publikuar në Reddit nga përdoruesi Klove614, shfaq dy qentë duke hulumtuar nëpër shtëpinë e re.

Dhe në një moment qeni më i vogël me trup drejtohet kah shkallët, dhe pasi që nuk kishte parë kurrë, mendonte se duhet të vraponte, por e pësoi keq duke u rrëzuar.

Që nga publikimi i videos ajo është shikuar mbi 14 mijë herë. /Telegrafi/