Telegrafi

Reagimi i çuditshëm i mësueses që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me nxënësin (Foto)

Një mësuese e martuar, derisa po bënte fotografitë në polici është parë duke buzëqeshur “vesh më vesh”, pasi që është arrestuar me dyshimin se kishte marrëdhënie seksuale me një nxënës 17-vjeçar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Fowlkes, 27, është suspenduar nga puna në një shkollë e lartë në Teksas, dhe mund të dënohet deri në 20 vite burg, nëse shpallet fajtore.

Sarah dhe burri i saj

Fowlkes, e cila punonte si mësuese e biologjisë tek kjo shkollë që nga tetori i vitit 2014, ishte vendosur në një burg, disa orë pasi kishte kremtuar ditëlindjen e saj, së bashku me burrin e saj.

Mësuesja rrezikon 20 vjet burg

Policia lokale ka thënë se kanë gjetur prova që vërtetojnë se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin, duke shtuar se bëhet fjalë për disa mesazhe të cilat dëshmojnë se ata kishin një lidhje të fshehtë. /Telegrafi/