Telegrafi

Reagimi i Bellingham ndaj tentimit të dështuar të Lucas Vazquez bën që të gjithë të qeshin me spanjollin

Lojtarët e Real Madridit duket se po i shijojnë në maksimum seancat stërvitore.

Gjatë seancës së fundit, bardhezinjtë provuan një sfidë goditjesh – duke ia kaluar topin njëri-tjetrit pa prekur barin.

Ai funksionoi shumë mirë derisa Lucas Vazquez zgjodhi një goditje mashtrimi sikur të ishte duke luajtur futboll plazhi.

Lexo po ashtu Jude Bellingham harron lëndimin në gju, shënon super gol në stërvitje

Jude Bellingham filloi të qeshte me atë goditje, duke u hedhur më pas mbi Vazquez, që tashmë ishte i shtrirë në tokë.

Është e mahnitshme të shohësh se sa shpejt anglezi po ambientohet me bashkëlojtarët e rinj duke ditur se nuk ka shumë ditë që u është bashkuar atyre.

Nuk mund të thuhet e njëjta edhe për Arda Guler, që shihet më i ndrojtur, mirëpo cilësitë e tij po flasin në stërvitje. /Telegrafi/