Legjenda angleze e futbollit, David Beckham, ka reaguar në rrjetet sociale, pasi djali i tij, Romeo, vendosi ta kopjonte modelin e paharrueshëm të flokëve nga fillimi i viteve 2000.
Lojtari i dikurshëm i Manchester Unitedit u shndërrua në një ikonë globale të stilit prej se u bë pjesë e ekipit të parë në Old Trafford dhe është ndjekur nga të rinjtë në gjithë botën ndër vite për modelet frymëzuese të flokëve.
Djali i tij 20 vjeçar, i cili iu bashkua ekipit B të Brentfordit këtë verë, e ka imituar babanë e tij të famshëm.
Romeo e ka publikuar një fotografi në InstaStory duke e falënderuar floktarin që i ndihmoi ta rikthente modelin e babait të tij.
Ndërkaq, në reagimin e tij, Beckham e ka miratuar këtë veprim duke i thënë se duket bukur.
Kjo nuk është hera e parë që Romeo e imiton babanë e tij me stilin e flokëve. Edhe në vitin 2021 ishte bërë biond platin sikurse David në vitin 2007. /Telegrafi/