David Raya është përballur me shumë lëvdata që kur u bashkua me Arsenalin, por portieri bëri pikërisht atë që Mikel Arteta e solli atë të shtunën.
Vetullat u ngritën kur portieri spanjoll iu bashkua Topçinjve në një huazim fillestar prej pesë milionë eurosh me një opsion blerjeje për 30 milionë .
Ai pothuajse menjëherë zëvendësoi Aaron Ramsdalen të preferuarin e tifozëve me Artetën që kërkon një portier me më shumë aftësi për të luajtur nga prapa.
Raya ka pasur momentet e tij më të mira që atëherë, por tregoi pse Arteta e transferoi atë teksa nisi kundërsulmin për golin e tretë të Arsenalit kundër Crystal Palaces.
Një aksion nga vizitorët nuk u realizua dhe Raya e liroi shkëlqyeshëm Gabriel Jesusin që tahsmë po vraponte drejt portës kundërshtare.
Arteta dukej i emocionuar dhe menjëherë drejtoi me gisht dhe duartrokiti në drejtim të portierit për të vlerësuar kontributin e tij në golin.
Topçinjtë u rikthyen nga tre humbje radhazi, duke mposhtur Eagles 5-0.