Telegrafi

Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins

Foto: YouTube

Alec Baldwin në tetor të vitit të kaluar kishte vrarë aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins, ndërkohë që ishin në xhirime të filmit “Rust”.

Aktori amerikan e qëlloi me një armë që supozohej se ishte bosh, e cila shkoi në drejtim të gjoksit të kinematografes dhe e vrau atë.

Dave Halls, asistenti i regjisorit që i dha armën Alec Baldwin, pranoi se ai nuk e kontrolloi armën përpara se të përsëriste skenën.

Tronditja e Baldwin pasi dëgjoi lajmin për vdekjen aksidentale të Hutchins

“Unë mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës për vdekjen e Halyna Hutchins”, tha ai.

Lexo po ashtu Bashkëshorti i Halyna Hutchins i tronditur pas publikimit të pamjeve ku vdiq kinematografja në xhirimet e filmit “Rust”

Pamjet nga momenti kur ndodhi incidenti

Tashmë është shfaqur një video nga dita e incidentit, në të cilën policia që po heton vdekjen e kinematografes është duke marrë një deklaratë edhe nga 64-vjeçari.

Në fillim të intervistës, aktorit 64-vjeçar iu dha lajmi rrëqethës.

“Jo”, tha Baldwin, i cili menjëherë vuri dorën në gojë.

Në ato momente, aktori ishte në tronditje të plotë duke e mbuluar gojën dhe duke e vendosur dorën mbi zemrën e tij.

“Dua të telefonoj gruan time”, tha ai.

Baldwin më pas doli nga dhoma me dorën në ballë në një nga ditët më të këqija të jetës së tij. /Telegrafi/