Site icon Telegrafi

Reagimi i 10-vjeçares teksa takohet me motrën e saj të posalindur ka ngjallur reagime në rrjete sociale

Videoja emocionuese e takimit të një vajze 10 vjeçare me motrën e saj të posalindur ka bërë bujë në internet.

Pamjet e postuara nga çifti i blogerëve i_manjarichauhan në Instagram kanë tërhequr shumë komente të përzemërta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Klipi fillon me një tekst që zbulon një pritje dhjetë vjeçare për vajzën e vogël, dhe vazhdon me babain i cili prezanton anëtaren më të re të familjes te motra e saj.

“Duke dëshmuar gëzimin e pastër teksa motra e madhe takon motrën e saj të posalindur për herë të parë, jam shumë mirënjohës”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Ajo ka grumbulluar mbi 30 mijë pëlqime dhe një sërë komentesh nga përdoruesit e Instagramit të cilët ndanin përvojat e tyre me vëllezërit dhe motrat. /Telegrafi/

Exit mobile version