Vizita te veterineri, i bën të reagojnë edhe qentë më të urtë.
Por, për këtë qen të vogël, kontrolli në klinikë ishte një tmerr i vërtetë, megjithëse veterinerja kryente një rutinë që nuk i shkaktonte dhimbje, transmeton Telegrafi.
Derisa një teknik e mbante me dy duar, gjallesa bënte reagime dramatike dhe lëshonte zëra qesharakë, sapo ajo ia kapte putrat.
Shumica e qenve i zvogëlojnë vet thonjtë, duke i gërryer derisa lëvizin nëpër sipërfaqe të forta.
Por, të tjerë si ky, që zakonisht jetojnë brenda, duhet t’ju priten thonjtë sepse mund t’i thyejnë dhe të kenë dhimbje të mëdha. /Telegrafi/
https://youtu.be/061zqhODHRk