Një video interesante e gruas e cila për herë të parë ulet pranë timonit është bërë virale në internet, për faktin se reagimet e saj ishin shumë qesharake.
Caroline Ndlovu mezi arrinte të merrte frymë nga frika dhe emocionet derisa ishte pranë timonit, dhe po filmohej nga kamera e Joshua Rubin i cili ishte ulur pranë saj dhe po i ndihmonte, transmeton Telegrafi.
Por, edhe pse vazhdimisht i mbante sytë në rrugë, ajo për pak sa nuk u përplas në garazhin e një shtëpie, po të mos ishte intervenimi i Rubinit që e mësonte të voziste.
Videoja 6-minutëshe e titulluar “Vozitja me Carolinen” është shikuar nga mbi 330 mijë persona, pasi Joshua e publikuar këtë javë në profilin e tij në Facebook.
Aty shihet ajo duke u futur në veturë e kapluar nga nervoza, dhe pas që e vë rripin e sigurisë, fillon të vozit edhe pse vërehej qartë në fytyrën e saj se po frikësohet shumë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Eo84Lma1BZk