Shtetet e Bashkuara thanë se ishin thellësisht të shqetësuara për dënimin me burg të dhënë udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny.
SHBA-ja përsëritën thirrjen e tyre për lirimin e menjëhershëm të kritikuesit të Kremlinit.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i autoriteteve ruse për të dënuar personin opozitar Navalny me dy vjet e tetë muaj burg”, tha sekretari i shtetit Anthony Blinken, raporton reuters.
“Edhe ndërsa punojmë me Rusinë për të avancuar interesat amerikane, ne do të koordinojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë se si Rusia mund t’i përgjigjet dështimit për të mbështetur të drejtat e qytetarëve të saj”, tha Blinken.
The United States is deeply concerned by Russia’s actions toward Aleksey Navalny. We reiterate our call for his immediate and unconditional release as well as the release of all those wrongfully detained for exercising their rights.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 2, 2021
Dënimi me kusht i Navalnyt me tre vjet e gjashtë muaj u ndryshua në burgim, dhe u ul në dy vjet e tetë muaj për shkak të periudhës që kaloi në arrest shtëpiak.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas deklaroi se dënimi i sotëm i Alexei Navalnyt me tre vjet e gjysmë burg është një “goditje e hidhur” për sundimin e ligjit në Rusi dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm.
“Vendimi i sotëm kundër Alexei Navalnyt është një goditje e hidhur kundër lirive themelore dhe sundimit të ligjit në Rusi”, shkroi ai në Twitter, duke përshkruar persekutimin e Navalnyt si arbitrar. /Telegrafi/
Das Urteil gegen Alexej @Navalny ist ein herber Schlag gegen fest verbriefte Freiheitsrechte und Rechtsstaatlichkeit in #Russland. Der EGMR hat dieses Verfahren bereits 2017 als willkürlich kritisiert. Alexej #Nawalny muss unverzüglich freigelassen werden.
— Heiko Maas 🇪🇺 (@HeikoMaas) February 2, 2021