Ligjvënës dhe ish-zyrtarë federalë kanë reaguar ndaj shkarkimit të ish-nëndrejtorit të FBI-së, Andrew McCabe, të premten vonë nga Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions. Disa ligjvënës republikanë po mbështesin vendimin e Presidentit Trump, ndërsa disa ish-zyrtarë federalë e kritikuan atë.
Ish-drejtori i CIA-së, John Brennan, i cili shërbeu nën ish-Presidentin Barak Obama, përmes një mesazhi në Twitter kritikoi hapur Presidentin Donald Trump.
“Kur të bëhet i ditur niveli i plotë i korrupsionit tuaj, i sjelljeve të turpshme morale dhe korrupsionit politik, ju do të merrni vendin e merituar si demagog i poshtëruar në arkivat e historisë. Ju mund t’i hidhni të gjitha mëkatet mbi Andy McCabe, por ju nuk do ta shkatërroni Amerikën… Amerika do të triumfojë mbi ju”, tha ai në shkrimin e tij në Twitter.
When the full extent of your venality, moral turpitude, and political corruption becomes known, you will take your rightful place as a disgraced demagogue in the dustbin of history. You may scapegoat Andy McCabe, but you will not destroy America…America will triumph over you. https://t.co/uKppoDbduj
— John O. Brennan (@JohnBrennan) March 17, 2018
Denoncimi i Presidentit që erdhi vetëm disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, shkarkoi ish nëndrejtorin e FBI-së, Andrew McCabe për siç thuhet “ndarjen e informacioneve përmes email-it me një gazetar mbi hetimin çështjes së përdorimit të e-mailit nga ish sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe se gënjeu hetuesit kur u pyet për këtë çështje”, shkruan VOA.
“Ai u shkarkua sepse nxori informacione që dëmtonin Hillary Clintonin. Kjo në thelb është arsyeja e heqjes të tij nga puna. Kjo nuk ka shumë kuptim për mua, por hakmarrja duket të jetë një nga arsyet kryesore të këtij vendimi”, tha konsulenti politik republikan, Mathew Dowd.
Në një mesazh në Twitter, Trump e quajti shkarkimin e zotit McCabe “një ditë të madhe për punonjësit e FBI-së, një ditë e madhe për Demokracinë. Moralizuesi James Comey ishte shefi i tij dhe e bënte McCabe-in të dukej si një fillestar”.
Edhe ish-drejtori i FBI-së, James Comey, reagoi ndaj shkarkimit të McCabe.
“Zoti President, populli amerikan do të dëgjojë shumë shpejt historinë time. Dhe ata mund të gjykojnë vetë se kush është i ndershëm dhe kush nuk është”, tha McCabe.
Comey muajin e ardhshëm do të fillojë turneun për librin e tij të ri mbi hollësitë e shkarkimit të tij nga Presidenti Trump.
Ligjvënësi republikan Bob Goodlatte i Virxhinias, megjithatë lëshoi një deklaratë të shtunën, ku thoshte se veprimet e zotit McCabe kishin ‘dëmtuar’ reputacionin e FBI-së.
Ish-nëndrejtori i FBI-së, Chris Swecker, i cili doli në pension në vitin 2006, tha në një koment për kanalin televiziv Fox News se shkarkimi i McCabe “ishte i justifikuar për shkak se FBI ka zero tolerancë nëse gënjen nën betim”. /Telegrafi/