Pa marrë parasysh moshës, jeta përherë sjell eksperienca sjell jeta.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e gjyshërve, që kanë reagime të ndryshme derisa provojnë diçka për herë të parë, transmeton Telegrafi.
Prej gjyshes që nuk i pëlqeu gota me birrë, te tjetra që nuk mund t’i ndahet tabletit ku vizaton portretin e saj, janë këto nga rastet më qesharake.
Dëshira më e madhe e këtyre gjyshërve është të dëgjojnë muzikë me dëgjuese, ndërsa një tjetër nuk e ka idenë si bëhet ‘selfie’.
Pa marrë parasysh moshën, takimi me personazhet e filmave të vizatuar, është gjithmonë i këndshëm.
Për ditëlindjen e 100-të, një gjyshe donte të hipte në motoçikletë dhe këtë dëshirë ia ka plotësuar i biri saj.
Derisa një gjyshe nuk ngopet me lojërat virtuale, një tjetër përdor aplikacionet e SnapChat për tu argëtuar.
“Gëzimi tyre është aq i madh, sikur u kthyen sërish në fëmijëri”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/