Telegrafi

Reagimet interesante të Mourinhos dhe Wengerit, pasi tifozët e Liverpoolit këndojnë YNWA

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kanë mbetur të mahnitur nga koreografia e tifozëve të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Tifozët e ‘The Reds’ kanë kënduar himnin “You’ll Never Walk Alone” (Ju nuk do te ecni kurrë vetëm) qysh në hyrje të stadiumit Wanda Metropolitano e deri gjatë fillimit të ndeshjes.

Mourinho dhe Wenger i kanë duartrokitur tifozët e Liverpoolit për atë veprim fantastik në fillimin e ndeshjes, por edhe deri në fund të pjesës së parë.

“Kjo është më e bukur se sa mund të themi. Është unike”, kanë thënë trajneri portugez dhe ai francez.

Liverpooli aktualisht është në epërsi ndaj Tottenhamit me golin e shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 2-të, pasi Moussa Sissoko preku topin në dorë në zonën e rreptësisë. /Telegrafi/