Telegrafi

Reagimet e udhëheqësve botërorë pas të shtënave nga të cilat u largua “i gjakosur” Donald Trump

Udhëheqësit nga shumë vende kanë dënuar të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.

Ata kanë denoncuar dhunën politike dhe i kanë uruar Trump një shërim të shpejtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres dënoi të shtënat dhe e quajti atë një “akt të dhunës politike”.

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha: “Ne duhet të qëndrojmë të vendosur kundër çdo forme dhune që sfidon demokracinë”.

E kryeministri britanik Kier Starmer theksoi se ishte “i tmerruar nga skenat tronditëse” në tubim.

Ndërsa kryeministri australian Anthony Albanese tha se të shtënat ishin “shqetësuese dhe konfrontuese”, kryeministri kanadez Justin Trudeau theksoi se kjo e la atë “goditur”.

Veç këtyre, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i cili theksoi se të shtënat e lanë atë të shokuar.

Lexo po ashtu Përpjekja për atentat ndaj Donald Trump – të gjitha zhvillimet, minutë pas mintue

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili takoi Trump këtë javë gjatë vizitës në SHBA për një samit të NATO-s, u shpreh se lutjet e tij ishin me ish-presidentin “në këto orë të errëta”.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva i quajti të shtënat të papranueshme, ndërsa gjithashtu u bëri thirrje të tjerëve ta dënojnë atë.

Kryeministri indian Narendra Modi e quajti Trumpin mik dhe i uroi shërim të shpejtë ndërsa tha: “Dënoni me forcë incidentin. Dhuna nuk ka vend në politikë dhe demokraci”.

Ndryshe, Donald Trump postoi në rrjetet sociale duke treguar se ishte qëlluar në pjesën e sipërme të veshit të djathtë dhe se kishte “shumë gjakderdhje”.

Ekipi i fushatës së tij bëri të ditur se ai “po shkonte mirë” dhe Bloomberg News raportoi se ai ishte liruar nga spitali. /Telegrafi/